Këshilli Penal pranë Gjykatës Themelore të Shkupit, më 11 janar, ka caktuar masën e arrestit shtëpiak prej 30 ditëve katër personave të dyshuar për sulmin ndaj zyrtarëve në hapësirat e Kontrollit të Fluturimeve në aeroportin e Shkupit, më 4 janar.
Në mesin e tyre është edhe Bekim Neziri, ish-ministër i Ekonomisë dhe kryetar i degës së subjektit politik, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), në Çair të Shkupit.
Incidenti kishte ndodhur pas përplasjeve mes një grupi të të punësuarve dhe sindikatës së Kontrollit të Fluturimeve, e cila po protestonte “kundër punësimeve partiake” në këtë institucion.
“Vlerësojnë se është e nevojshme të theksojmë se sipas të gjitha fakteve dhe të dhënave të deritanishme, ngjarja konkrete nuk ka ndodhur në Kullën e Kontrollit, do të thonë në dhomën nga e cila kryhet kontrolli i fluturimeve, por në dhomën që është e ndarë nga të paktën dy hyrje sigurie përpara kullës. Por, është fakt se të dyshuarit kanë ndërmarrë veprime të caktuara që duhet të hetohen më tutje për të konstatuar gjendjen faktike”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore Penale në Shkup.
Vepra për të cilën po zhvillohen hetimet, sipas Kodit Penal, është e dënueshme me më së paku pesë vjet burgim.
Kjo ngjarje ka nxitur reagime të shumta, përfshirë edhe aleancën ushtarake perëndimore të NATO-s dhe Bashkimin Evropian, pasi në momentin e incidentit në hapësirën ajrore të Maqedonisë së Veriut po fluturonin 28 aeroplanë përfshirë edhe dy të NATO-s.
Lidhur me rastin ka reaguar edhe zyra e Bashkimit Evropian në Shkup, e cila kërkuar nga autoritetet shtetërore “të hetojnë sa më shpejt akuzat për emërimin e miqve dhe bashkëpunëtorëve në poste të autoritetit, pa marrë parasysh kualifikimet e tyre për këto pozita”.
Pas presioneve dhe reagimeve të shumta në opinionin e brendshëm dhe të jashtëm, Qeveria më herët gjatë javës shkarkoi dy drejtorët e Kontrollit të Fluturimeve, Fahrudin Hamidi dhe Lube Stamenkovski dhe në vend të tyre emëroi drejtorët e rinj, Hekuran Asani dhe Milan Koraç./rel
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...