Edon Zhegrova po kalon në formë të jashtëzakonshme me Lillen këtë sezon.
Së fundi ylli kosovar është shpallur edhe lojtar i muajit tek skuadra franceze, shkruan Arbresh.info.
Puna e tij po shpërblehet dita e ditës, teksa sot është bërë e ditur se për futbollistin e Kombëtares së Kosovës, interesim ka shprehur gjiganti gjerman Borussia Dortmund, sipas mediumit gjerman Derwesten.de.
Gjihashtu thuhet se ëndrra e Edonit, është të luajë në Bundesligën gjermane.
Kujtojmë që Edon Zhegrova ka kontratë me Lillen deri në vitin 2026.
Anësori i Kosovës këtë sezon me Lille ka relizuar gjashtë gola e shtatë asistime në 25 paraqitje dhe ka qenë njëri ndër lojtarët kyç të skuadrës./Arbresh.info/
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...