Sancho i ka dhënë fund vuajtjeve sot tek Manchetester United.
Ai është rikthyer tek skuadra ku shkëlqeu për disa vite, tek Borussia Dortmund, shkruan Arbresh.
Sancho është transferuar në formë huazimi tek Dortmundi nga Manchester United.
Teksa pas mbërritjes në Gjermani anglezi ka folur lidhur me rikthimin e tij tek klubi i zemrës.
“Kur erdha në dhomën e zhveshjes sot, u ndjeva sikur po kthehesha në shtëpi. E njoh klubin brenda dhe jashtë, kam qenë gjithmonë shumë afër me tifozët këtu dhe nuk e kam humbur kurrë kontaktin me pronarët e klubit”, ka thënë Sanco.
Ai u shpreh i emocionuar pas rikthimit në Dortmund.
“Mezi pres të shoh përsëri shokët e skuadrës, të luaj futboll me një buzëqeshje në fytyrë, të asistoj dhe të shënoj gola dhe të ndihmoj BVB”, u shpreh Sancho.
Kujtojmë që Sancho ka qenë pjesë e Dormtundit për tre sezone, teksa tek Manchesteri është transferuar në vitin 2021./Arbresh.info/
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të...
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen