Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi sot ka zhvilluar një takim me përfaqësues të mediave në gjuhën shqipe nga Lugina e Preshevës.
Gjatë takimit u diskutua për zhvillimin e informimit shqip në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, si dhe sfidat me të cilat përballen mediat e qytetarët atje, përcjell Arbresh.info.
Përfaqësuesit e mediave të Luginës shprehën shqetësime serioze në lidhje me diskriminimin ndaj shqiptarëve dhe, në veçanti, situatën e paqëndrueshme dhe diskriminuese ndaj mediave shqipe në Luginë.
“Edhe pse përcaktimet ligjore duhet të sigurojnë qasje të barabartë për mediat në gjuhën shqipe në Serbi, ato ende përballen me pengesa dhe vështirësi kur tentojnë të përfitojnë edhe nga mbështetja financiare, e nevojshme për të plotësuar të gjitha kushtet e nevojshme. Nevoja për qëndrueshmëri financiare është një çështje kyçe për bashkëpunim, rritjen e profesionalizmit dhe cilësisë së informimit shqip në Luginë, duke respektuar parimet e gazetarisë së pavarur dhe etikën profesionale”, thuhet në njoftim.
Bislimi i njoftoi pjesëmarrësit rreth mundësive të bashkëfinancimit nga mjetet e buxhetit të Republikës së Kosovës për Luginën e Preshevës.
Gjithashtu, shprehu përkushtimin e Qeverisë për të mbështetur dhe kontribuar pozitivisht në përmirësimin e situatës në Luginën e Preshevës./Arbresh.info
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...