Shtohet numri i skuadrave që duan Jalen Blesan
Skuadra e Prishtinës do të mbetet pa njërin ndër lojtarët kryesor të stinorit vjeshtor.
Bëhet fjalë për sulmuesin Jalen Blesa, i cili karrierën do ta vazhdojë në kampionatin rumun, tek FC Steaua Bucuresti, shkruan Gazeta Express.
Siç raporton gazeta Fanatik, presidenti i klubit të madh rumun Gigi Becali po mendon ta përforcojë sulmin e skuadrës së tij me sulmuesin e Prishtinës.
E në anën tjetër, këtë po mendon sa shfrytëzoj klubi bardh e kaltër, pasi Blesa ka hyrë në gjashtë muajt e fundit të kontratës dhe janë të gatshëm të ndahen prej tij tani, para se ta humbasin falas këtë verë.
Shuma e kërkuar prej bardhebluve është 200 mijë euro, e cila nuk duket aspak e madhe për presidentin e Steauas.
Nga kjo shumë, 20 për qind do të shkonte për KF Rahovecin, për të cilët luante Blesa para transferimit te Prishtina.
Në 17 ndeshje sa u paraqit për Prishtinën, Blesa arriti tetë gola dhe dhuroi tri asistime.
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...