Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se gjatë vitit të kaluar, 2000 persona kanë përfituar subvencion nga Kryeqyteti për trajtimin e sëmundjeve të rënda.
Sipas tij kjo i bie një rritje prej 20% më shumë në krahasim me 2022-ën.
“Më shumë se 2000 persona vitin e kaluar, kanë përfituar subvencion nga Kryeqyteti për trajtimin e sëmundjeve të rënda, kjo i bie një rritje prej 20% më shumë në krahasim me 2022-ën”, shkruan Rama në Facebook.
Ai shkruan se sot punëtorët e zellshëm të Sektorit të Shërbimit me Qytetarë, janë mbingarkuar nga kërkesat e qytetarëve për subvencionimin nga Drejtoria e Shëndetësisë për sëmundjet malinje dhe kronike të rënda.
“Sot punëtorët e zellshëm të Sektorit të Shërbimit me Qytetarë, janë mbingarkuar nga kërkesat e qytetarëve për subvencionimin nga Drejtoria e Shëndetësisë për sëmundjet malinje dhe kronike të rënda”, shkruan ai.
Ai tha se në lidhje më këtë kërkesat do të pranohen gjatë gjithë vitit dhe ato do t’i shqyrtojë komisioni profesional.
Tutje shton se është i vetëdijshëm se jetesa me një sëmundje kronike sjell sfida të mëdha, jo vetëm shëndetësore, por edhe financiare.
“Në lidhje me këtë, ju njoftoj se kërkesat e juaja pranohen gjatë gjithë vitit dhe ato do t’i shqyrtojë komisioni profesional. Ne jemi të vetëdijshëm se jetesa me një sëmundje kronike sjell sfida të mëdha, jo vetëm shëndetësore, por edhe financiare. Qëllimi ynë është të sigurojmë që të mos ndiheni të vetmuar në këtë luftë dhe të ofrojmë një dorë ndihme aty ku është më e nevojshme”, përfundon Rama./Arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...