“Tempulli” – Shpërndante kanabis në Shkodër, arrestohet 22-vjeçari

10:45 | 11 Janar 2024
E.G

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 22-vjeçar në kuadër të aksionit kombëtar antidrogë “Tempulli”.

Blutë e Shkodrës bëjnë me dije se 22-vjeçari teksa ishte duke lëvizur me një automjet, shpërndante doza kanabisi në lagje të ndryshme të qytetit.

Policia ka sekuestruar dozat e lëndës narkotike, automjeti dhe celulari i të arrestuarit.

“Si rezultat i administrimit të shpejtë të inteligjencës policore, të siguruar në vijim të megaoperacionit “Tempulli”, se një shtetas shiste lëndë narkotike cannabis sativa, në doza, në lagje të ndryshme të Shkodrës, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kapën në flagrancë këtë shtetas.

Konkretisht, u vu në pranga shtetasi Y. D., 22 vjeç, banues në Shkodër”, njofton policia./rtsh.al/

Të ngjashme