Google ADS

Jakup Krasniqi bëhet gjysh për herë të parë, mbesa e tij pagëzohet me emrin Toska

10:39 | 11 Janar 2024
Rreze Sylhasi

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i cili momentalisht po mbahet në Hagë, dje është bërë gjysh për herë të parë.

“Toska” është emri i mbesës së tij të posalindur, pra vajza e djalit të tij Altinit, shkruan Arbresh.info.

Lajmin e ka bërë të ditur vajza e Jakup Krasniqit, Gresa Krasniqi, e cila ka bërë një postim emocionues në Facebook.

“Erdhi në jete bekimi ynë më i madh, sot Altini u bë babë e Babi u bë gjysh për herë të parë. Toska jonë, gjyshi yt për të cilin ti do të jesh krenare përherë sot të uroj më të mirat e botës”, ka shkruar ajo./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme