Maltretim e dhunë fizike përjetoi politikani serb Nikola Sanduloviq, për shkak të kërkimfaljes ndaj asaj që regjimi serb i bëri popullit shqiptar.
Madje, juristët në Serbi po i veçojnë disa shkelje e parregullsi edhe në procesin e paraburgimit të tij.
E meritën për arrestimin e Sanduloviqit e ka marrë Aleksandër Vulin, ish-drejtor i BIA-s, i cili ka thënë se ekziston një urdhër i tij i mëhershëm për shkak të qëndrimit të Sanduloviqit ndaj Kosovës.
Të gjitha rrethanat në rastin e Nikolla Sandulloviq, kryetarit të Partisë Republikane, tregojnë shkallën e mosrespektimit të të drejtave të njeriut në procedurat penale në Serbi. Ky është vlerësimi i ekspertëve ligjorë të cilët tregojnë se nga përdorimi i dhunës, ndalimi e deri te kualifikimi i veprës për të cilën akuzohet, ka një sërë problemesh ligjore.
“Deri diku mund të kuptoj se reputacioni i Sanduloviqit në opinionin në Serbi nuk është i mirë, por kjo nuk do të thotë se policia ose BIA mund ta rrahin si të duan, kjo është e papranueshme dhe tashmë bart elemente të diktaturës, ndërsa në anën tjetër nuk ka masë kritike në publik, që do të mbronte të drejtat e njeriut”, tha për RTK, juristi Alleksandar Ollenik.
Ndër shkeljet, sipas juristëve, është masa e paraburgimit pa u marrë në pyetje si i dyshuar, derisa theksojnë se nuk është e qartë se si një status në rrjetin social për vendosjen e luleve dhe shprehjen e keqardhjes për viktimat lidhet me dyshimin se Sandulloviq “ka kryer veprën penale të nxitjes së urrejtjes dhe jotolerancës kombëtare, racore dhe fetare”.
“Ajo që po ndodh është se ky lloj i shtrëngimit të represionit është në dëm të lirive politike dhe në rastin e Sandulloviqit, përveç që janë shkelur rëndë liritë politike, janë shkelur rëndë edhe të drejtat elementare të qytetarëve në procedurën penale”, tha Lluka Jovanoviq, jurist nga Forumi për Siguri dhe Demokraci.
Meritën për arrestimin e Sandulloviqit e ka marrë Aleksandër Vulin, ish-drejtor i BIA-s, i cili ka thënë se ekziston një urdhër i tij i mëhershëm për shkak të qëndrimit të Sandulloviqit ndaj Kosovës.
Një nxënës sulmoi me thikë mësuesen dhe disa nxënës në Zagre...
Osmani: Lidhja e thellë ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë ësht...
Spiropali: Kosova meriton anëtarësimin në BE
Konjufca: Kjo seancë duhet të shihet që Kosova dhe Shqipëria...
Nis seanca e përbashkët plenare mes Kuvendit të Kosovës dhe ...
Llapi-Dukagjini, duel për t’i ikur fundit ta tabelës