Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka zhvilluar mbrëmjen e kësaj të mërkure një pritje me trupin diplomatik në Shqipëri.
Në fjalën e tij, Begaj bëri një përmbledhje të ngjarjeve të vitit 2023, ndërsa po ashtu u ndal edhe te sfidat, por edhe pritshmëritë për vitin që sapo ka filluar.
“Sfidat dhe shpresat janë sa globale, edhe rajonale, dhe sa më të ndërgjegjshëm të jemi për kompleksitetin e tyre, aq më shumë do të jemi të përgjegjshëm për të gjetur zgjidhje afatgjata dhe të qëndrueshme. Po përballemi me kriza dhe kërcënime. Agresioni rus ndaj një vendi sovran si Ukraina vazhdon. Populli dhe qeveria ukrainase janë heronjtë e përditshëm të një qëndrese në emër të sovranitetit dhe dinjitetit njerëzor. Shqipëria e mbështet Ukrainën në luftën e saj për mbrojtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit. Sulmi terrorist i Hamasit kundër Izraelit e rindezi konfliktin, duke përkeqësuar situatën e sigurisë në Lindjen e Mesme. Mbështesim zgjidhjen e konfliktit dhe nisjen e bisedimeve për gjetjen e zgjidhjes me dy shtete, në paqe dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin”, tha Begaj.
Teksa garantoi se Shqipëria do të vijojë angazhimin në arenën ndërkombëtare, Begaj tha se po ashtu do të vazhdohet edhe me të gjitha reformat e filluara në vend, duke veçuar atë në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit.
“Thellimi i reformave dhe nxitja e zhvillimit social- ekonomik të vendit është para së gjithash për të mirën e qytetarëve tanë. Këto ndihmojnë gjithashtu edhe në çeljen e kapitujve për anëtarësim në Bashkimin Evropian, si dhe për të konsoliduar besimin e aleatëve dhe të miqve tanë me në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, deklaroi Begaj.
Presidenti u ndal edhe te sulmi ndaj ushtrisë së Kosovës në Banjskë, teksa theksoi se zgjidhja e mosmarrëveshjeve Kosovë-Serbi nuk është vetëm një çështje politike, por edhe një çështje sigurie për rajonin dhe Europën.
Kreu i shtetit tha se uron që presidencat belge dhe hungareze të KE, si dhe presidenca malteze e OSBE-së, t’i kushtojnë vëmendjen e duhur rajonit të Ballkanit Perëndimor “në funksion të mbizotërimit të frymës së bashkëpunimit dhe të dialogut”.
Po ashtu, ambasadorëve që ende nuk e kanë njohur Kosovën, i bëri thirrje që ta pranojnë atë “si një realitet të pakthyeshëm”.
“Për ambasadorët e vendeve të cilat nuk e kanë njohur ende Kosovën, dua të ripërsëris kërkesën ta njohin Republikën e Kosovës si një realitet të pakthyeshëm. Gjej rastin të ritheksoj mbështetjen tonë që dialogu Kosovë -Serbi të jetë i hapur dhe të avancojë, të normalizojë marrëdhëniet mes palëve dhe të çojë drejt njohjes reciproke”, bëri thirrje Begaj.
Teksa garantoi se Shqipëria do të vijojë angazhimin në arenën ndërkombëtare, Begaj tha se po ashtu do të vazhdohet edhe me të gjitha reformat e filluara në vend, duke veçuar atë në drejtësi.
“Thellimi i reformave dhe nxitja e zhvillimit social- ekonomik të vendit është para së gjithash për të mirën e qytetarëve tanë. Këto ndihmojnë gjithashtu edhe në çeljen e kapitujve për anëtarësim në Bashkimin Evropian, si dhe për të konsoliduar besimin e aleatëve dhe të miqve tanë me në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, deklaroi Begaj./rtsh
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...