Google ADS

Lazio fiton derbin ndaj Romës, kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Italisë

20:05 | 10 Janar 2024
D.H

Lazio ka arritur të mposht Romën në kuadër të çerekfinales së Kupës të Italisë.

Lazio fitoi me rezultat 1-0, shkruan Arbresh.info.

Goli i vetëm në derbin e kryeqytetin u shënua nga penalltia në minutën e 61-të, nga Zaccagni.

Ndeshja kaloi mes tensionësh në fund të ndeshjes kur Pedro u ndëshkua me karton të kuq, pas një kacafytje me njërin nga lojtarët e Romës.

Kurse Lukaku pati një rast të artë në minutën e fundit të kohës shtesë, mirëpo nuk shënoi.

Pas një zënke tjetër mes lojtarëve, Azmoun i Romës nuk shpëtoi dhe u ndëshkua me karton direkt të kuq duke u përjashtuar nga Roma.

Gola më nuk pati, kështu Lazio arriti të fitoj dhe të sigurojë kualifikimin për në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

Skuadra e Lazios në gjysmëfinale do të takohet me fituesin e ndeshjes Juventus-Frosinone./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme