Presidenti Agim Ademi, së bashku me Ismajl Ajetin, anëtar i KE të FFK-së, morën pjesë në ceremoninë e shpalljes së më të mirëve të vitit 2023 në Prizren, të organizuar nga Lidhja Rajonale e Futbollit të Prizrenit.
Me këtë rast gjatë adresimit para të pranishmëve, kreu i FFK-së shprehu falënderime për sukseset e LRF Prizrenit, duke vlerësuar masovizimin, punën e palodhur dhe rezultatet e arritura në këtë regjion. Ai theksoi se ky regjion dalëngadalë po e merr primatin në futbollin kosovar me rezultatet e arritura, përcjell Arbresh.info.
Ai përmendi sukseset e Ballkanit në kampionat dhe garat evropiane, të Malishevës e Lirisë në Superligë, si dhe paraqitjet e Prizrenit në Ligën e Dytë, por edhe punën që bëhet në 20 klube dhe 18 shkolla të këtij regjioni.
Po ashtu presidenti Ademi përgëzoi të gjithë laureatët për çmimet dhe vlerësoi se ata janë yje të futbollit dhe yje të këtij regjioni.
Gjatë kësaj ceremonie me mirënjohje u nderuan edhe drejtorët për Kulturë, Rini e Sport të komunave të Prizrenit, Dragashit e Malishevës. Ata u shprehen tejet falënderues ndaj FFK-së për investimet e kryera në këto komuna, duke përfshirë investimet në ndërtimin e fushave të Lirisë, të Zhurit, Gjonajt, të Malishevës, të Dragashit dhe të Drinit të Bardhë, por edhe shumë projekte tjera në kuadër të memorandumeve me këto komuna.
Bashkëpunimi ndërmjet FFK-së dhe komunave u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit të futbollit dhe infrastrukturës sportive në këtë regjion.
Adem Morina, drejtor për Kulturë, Rini e Sport në Komunën e Prizrenit falënderoi presidentin e FFK-së për punën dhe theksoi se gjatë këtyre dy viteve të mandatit qeverisës të tyre në Prizren kanë arritur të bëjnë dy stadiume të futbollit në Gjonaj dhe Zhur, me kontributin e pamohueshëm të presidentit Ademi.
Ai uroi që edhe në vitet në vazhdim ta kenë një bashkëpunim të tillë të frytshëm me FFK-në. Falënderime për kreun e FFK-së pati edhe Liridona Misinaj, drejtoreshë për Kulturë, Rini e Sport në Komunën e Dragashit, e cila theksoi se falë bashkëpunimit me FFK-në komuna e Dragashit po bëhet me dy stadiume futbolli.
Edhe Fitim Shala, drejtor për Kulturë, Rini e Sport në Komunën e Malishevës shprehu mirënjohjen e tij për kreun e FFK-së, i cili theksoi se me punën dhe vizionin e tij po e mban gjallë futbollin në Kosovë, teksa e falënderoi edhe për investimin e përbashkët në stadiumin ‘Liman Gegaj’.
Kryetari i LRF Prizrenit, Mirsad Çollakaj, falënderoi presidentin Ademi për punën e tij, e sidomos kujdesin dhe investimet që ka bërë FFK-ja në këtë regjion, derisa më pas një nga një u ndanë mirënjohjet dhe çmimet për më të dalluarit e vitit në këtë regjion në të gjitha grupmoshat./Arbresh.info/
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...
Rama: Shqipëria ka pasur rritjen më të lartë ekonomike, për ...