Google ADS

Lansohet në eKosova shërbimi për aplikim lidhur me subvencionimin e rrymës për familjet e cënueshme

16:44 | 10 Janar 2024
E.K

Platforma e-Kosova ka lansuar shërbimin për aplikimin për subvencionimin e energjisë elektrike për familjet e cënueshme.

Në njoftimin e lëshuar nga e-Kosova, bëhet e ditur edhe për mënyrën se si duhet të aplikohet, përcjell Arbresh.info

Njoftimi i plotë

Në Platformën eKosova u lansua shërbimi:

Aplikimi për subvencionim të energjisë elektrike për familjet e cënueshme;

Marrja e këtij shërbimi realizohet duke i kaluar hapat si në vijim:

1. Hapja e Platformës eKosova;

2. Identifikimi në Platformë përmes numrit personal dhe fjalëkalimit;

3. Klikimi mbi shërbimin “Prona”.

Linku: https://ekosova.rks-gov.net/Services/SubService?service=477

Platforma e shërbimeve elektronike “eKosova”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme