Mundësinë më të afërt për një takim të mundshëm më kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, kreu i qeverisë shqiptar, Edi Rama e sheh pas disa ditësh në Shkup ku do të mbahet një takim rajonal, ndonëse shprehet se nuk është i informuar nëse homologu i tij do të marrë pjesë ose jo.
Në të kundërt Rama thotë se do të shkojë patjetër për vizitë në Prishtinë.
“Unë di që për pak ditë do jem vetë në Shkup, në një takim rajonal që do të bëhet atje dhe unë shpresoj që do të jetë dhe kryeministri i Kosovës, nuk e di do vijë ose jo se nuk e kam këtë informacion. Besoj se do takohem. Nuk e kam realizuar vizitën atje aq shpejt sa unë mendoja, por jo për shkaqe që lidhen me një problem në Prishtinë, por thjeshtë sepse kam pritur disa zhvillime që edhe kanë filluar të ndodhin dhe pastaj do të shkoj patjetër”, deklaroi ai.
Deklaratën kryeministri Edi Rama e bëri gjatë konferencës për shtyp me gazetarët nga Lezha, pas mbledhjes 2 ditore të qeverisë që u mbajt atje./tvklan.al
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?