Bie në greminë një person në Istog, nisin kërkimet për gjetjen e tij

13:57 | 10 Janar 2024
R J

Një person ka rënë në një greminë në Istog.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në Bjeshkët e poshtme të fshatit Studenicë të Istogut.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Policia dhe zjarrfikësit janë nisur në drejtim të vendit të ngjarjes. Kërkimet për të kanë nisur”, tha Gashi.

“Te shohim tutje se çka do të rezultojë në këtë rast”, shtoi ai./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme