Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha të mërkurën se është i zhgënjyer nga deklarata e ministrit të Jashtëm britanik, David Cameron, i cili e quajti Serbinë një “prokurë të Rusisë”.
Gjatë vizitës në Shtëpinë Ruse në Beograd, Vuçiq tha se Serbia është një vend i pavarur dhe se nuk është prokurë as i Rusisë, as i Amerikës, as i Britanisë, as i Gjermanisë apo dikujt tjetër.
Ai tha se “shumëkujt i pengon që Serbia e ka politikën e saj”, por sipas tij shteti serb “do të vazhdojë të udhëheq një politikë të pavarur si në çështjen e Federatës Ruse ashtu edhe në çështjen e të tjerëve”.
David Cameron, gjatë paraqitjes së tij në Komisionin për Punë të Jashtme të Parlamentit Britanik më 9 janar, deklaroi se vendet perëndimore duhet të shprehin pakënaqësi më të madhe për sjelljen e Qeverisë së Serbisë pas aktit të agresionit ndaj Kosovës në shtator në Banjskë.
Ai po ashtu tha se tani është koha për të ndryshuar qëndrimi i Perëndimit ndaj Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor, pasi Rusia synon të destabilizojë rajonin e Ballkanit Perëndimor./rtk
“90% e prindërve kërkuan mbylljen e aksesit në TikTok”, Rama...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 200 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
I dyshuari për sulmin në Gjermani përballet me 5 akuza për v...
“Biletë kthimi e çek me para” – gjashtë avantazhet që ndodhe...
Mund të largohet i lirë nga Barcelona, tre gjigantët evropia...
“Mashtruese”, debat i ashpër mes Xhenetës dhe Sarës