Kina është shprehur qartë se nuk do të bëjë kurrë kompromis për çështjen e Tajvanit. Gjithashtu Kina i ka kërkuar SHBA-së që të ndërpresë armatimin e Tajvanit dhe t’i marrë kërkesat dhe shqetësimet e saj me seriozitet. Këto qëndrime të Kinës vijnë gjithashtu vetëm disa ditë përpara zgjedhjeve në Tajvan.
Kina pretendon se është Tajvani është pjesë e territorit të saj, ndërsa ishulli e sheh veten të pavarur nga kontinenti kinez.
“Kina shprehu gatishmërinë e saj për të zhvilluar marrëdhënie të shëndetshme dhe të qëndrueshme ushtarake me Shtetet e Bashkuara mbi bazën e barazisë dhe respektit”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes.
Tajvani është kthyer në një pikë kyçe “e përplasjeve” midis Kinës dhe SHBA-së.
Në vitin 2022, Kina refuzoi të rifillonte bisedimet si një lëvizje proteste pasi kryetarja e atëhershme e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA Nancy Pelosi vizitoi Tajvanin në gusht 2022.
Rifillimi i bisedimeve në fillim të kësaj jave pason një marrëveshje të arritur nga presidenti kinez Xi Jinping dhe homologu i tij amerikan Joe Biden gjatë një takimi në nëntor. Bisedimet dy-ditore përfunduan në Uashington të martën./abcnews.al/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...