Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit, Liburn Aliu ka njoftuar se sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës është miratuar inicimi i procedurës për shpronësimin e pronës së paluajtshme për realizimin e Projektit për konservimin dhe restaurimin e shtëpisë së Kompleksit Memorial “Masakra e Reçakut”.
Me anë të një postimi në Facebook, Aliu bën të ditur se kompleksi Memorial “Masakra e Reçakut”, përfshin varrezat e martirëve, murin përkujtimor, shtatoren e William Walkerit, zyrat administrative, dhe në kuadër të zonës së veçantë janë edhe dy shtëpitë ku kanë ndodhur masakrat dhe janë lënë gjurmë të kujtesës së luftës, si një nga ngjarjet më të dhimbshme për popullin tonë
Më tej, Aliu është shprehur se janë të përkushtuar që kompleksi të marrë formën më meritore të konzervimit dhe menaxhimit, duke garantuar mbrojtjen e plotë dhe të mirëfilltë të kompleksit dhe shtëpive./Arbresh.info
Haradinaj mban sot konferencë për media
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...