Nagavci shprehet e bindur se mësimdhënësit do t’i nënshtrohen testimit

12:45 | 10 Janar 2024
K.B

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Arbërie Nagavci, është shprehur e bindur se mësimdhënësit do të aplikojnë për t’u pajisur me licencë të avancuar.

Nagavci tha se kjo nënkupton se ata do t’u nënshtrohen testit me shkrim.

Ajo në aktivitetin përmbyllës të Projektit QATEK, i cili ka për qëllim fillimin e një sistemi për përgatitjen e mësimdhënësve të rinj të orientuar në cilësi, ka thënë se duhet të punohet në përmirësimin e mësimdhënies dhe mësimnxënies.

“Projekti QATEK synon ngritjen e orientimin e mësimdhënësve në një mësimdhënie cilësore”, tha ajo.

“Ne tashmë kemi miratuar pakon ligjore për licencimin e mësimdhënësve. Aty kemi licencën e avancuar për të cilën jam e bindur që ka mësimdhënës të cilët do të aplikojnë për këtë licencë”, shtoi e para e MASHTI-t

“Angazhimi jonë duhet të jetë edhe pas rezultateve të PISA-së, për të cilën tashmë kemi bërë një bashkëpunim me Fakultetin e Edukimit për analizimin e këtyre rezultateve”, shtoi tutje Nagavci.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme