Analistët të ndryshëm në Serbi po e shohin njohjen e pasaportave të Kosovës nga ana e autoriteteve spanjolle si hap drejt ndërtimit së raporteve të Spanjës me Kosovën.
Ambasadori serb në pension Sreçko Gjukiq, ka thënë se vendimi i Spanjës për të njohur pasaportat e Kosovës “mund të jetë hap drejt ngrohjes së raporteve ndaj Kosovës”, por sipas tij kjo “nuk do të thotë domosdoshmërish se Spanja është e gatshme ta pranojë pavarësinë e Kosovës”.
“Përkundër njohjes së pasaportave të Kosovës, ajo mbetet më kokëforta në pozicionin e mosnjohjes së Kosovës. Këto janë disa lëvizje pragmatike pothuajse të pashmangshme për të mos rënë në një anakronizëm me regjimin e vizave në zonën pa viza. Mirëpo, nëse nuk do të konstatonim se po ngushtohet rrethi i mosnjohjes së Kosovës në BE, atëherë nuk do të ishim objektivë dhe do të mbyllnim sytë para së vërtetës”, ka theksuar Gjukiq për të përditshmen beogradase “Danas”, transmeton RTK.
Ai tutje ka rikujtuar se pasaportat e Kosovës i kishte pranuar edhe Rusia, teksa tha se Serbia i ka njohur targat e Kosovës dhe kësisoj gjërat mund të rregullohen përgjithmonë. Thjesht, siç thotë ai, kërkohet pragmatizëm për çështje parimore siç është mosnjohja e Kosovës.
“Mirëpo, ajo që vazhdimisht lihet jashtë vëmendjes së publikut serb në të gjitha mediat tona është se të gjitha vendet që nuk e njohin Kosovën kanë marrëdhënie paradiplomatike me Kosovën, përfshirë edhe vetë Republikën e Serbisë. Gjegjësisht, të gjithë kanë zyrat e ambasadave të tyre në Prishtinë me shef dhe diplomatë të tjerë që mbështesin marrëdhëniet me autoritetet në Kosovë. Serbia po ashtu ka zyrtarin e vet, siç quhet zyrtarisht, oficerin ndërlidhës në Prishtinë dhe Prishtina në Beograd, të cilët kanë status diplomatik, të vendosur në kuadër të misionit të BE-së”, ka nënvizuar Gjukiq.
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë a...
OpenAI lanson falas aplikacionin ChatGPT në Windows
Tahiri: Arbërien e “Pambukut dhe Kullashkut” vështirë se mun...