Kryeministri Albin Kurti ka mbledhur ministrat për të shqyrtuar disa propozim-vendime e kërkesa për ndarje buxhetore.
Kurti ka folur për rrahjen brutale të liderit opozitar serb, Nikola Sanduloviq.
“Serbia është vendi ku Radoiçiq, përgjegjës për sulmin në Banjskë, në vend që të përgjigjet para autoriteteve të vendit, merr pjesë në rrahjen brutale të Sanduloviqit”.
“Rasti me liderin opozitar serb Nikola Sanduloviq. Shteti serb, përveç që e rrahu, i ngriti aktakuzë për nxitje urrejtje pasi u përkul në varrin e 7-vjeçares Blerina Jashari, e cila u vra nga forcat serbe. Mënyrat dhe sjelljet jodemokratike pasqyrojnë atë që ndodh në Serbi. Serbia vazhdon rrugëtimin drejt metodave të Putinit, nga frikësimi deri te torturimi çnjerëzor i kundërshtarëve politikë, në drejtim të kundërt me obligimet në kuadër të marrëveshjes bazike mes Serbisë dhe Kosovës. Ata anë gjithnjë më e larg vlerave të BE-së dhe të integrimit evropian dhe euroatlantik, të cilin edhe në teori e pretendojnë gjithnjë e më pak”, ka thënë Kurti./Arbresh.info/
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë