Google ADS

Shteti harroi ligjin për OJQ-të mikrofinanciare

11:21 | 4 Janar 2016
Arbresh.info

OJQ-të mikrofinanciare edhe gjatë vitit 2015 e vazhduan aktivitetin e tyrepa bazë ligjore. Ndonëse Komisioni për Buxhet dhe Financa, komision ky i ngarkuar për rregullimin e ligjit për veprimtaritë e tyre,qysh në fillim të vitit 2015 kishte deklaruar se kanë prioritet të nxjerrin bazën ligjore por që kishin dështuar për krijimin e ligjit i cili do të rregullonte funksionimin e rregullt ligjor.

Kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Financa, Naser Osmani tha se mungesa e ekspertëve të fushës së OJQ-ve mikrofinanciare ka bërë që të shtyhet rregullimi i bazës ligjore të kësaj veprimtarie. Ndërsa, Driton Selmanaj, nga KDI-ja, tha se institucionet përkatëse kanë dështuar tash e 15 vite që ta rregullojnë këtë fushë.

“Mendoj që kanë dështua se për 15 vite ky sektor them ka vepruar në baza stihie të mjegullt të errëta me shumë të pa njohuraDhe askush nuk ka arritur që të rregulloj së paku ose ta vë në kontroll rolin e tyre, punën e tyre . Ato vazhdojnë të jenë OJQ , në ndër kohë bëjnë aktivitet ekonomik dhe në fakt shumë herë në kundërshtim me ligjin. Sepse japin kredi me kamata të cilat nuk I lejohet një OJQ-je , OJQ-të kanë për qëllim të përfitimit publik jo individual apokompanie… Tash e tutje duhet vendosur në kontura , në korniza ligjore dhe korniza të kontrollit të shtetit . Çfarë realisht po ndodh me to çfarë realisht do të ndodh me to sepse duhet menduaredhe nëse mendohet që ato të shuhen ose eventualisht të gjenet ndonjë formë tjetër duhet të mendohet çka me bërë me atë kapital sepse ato e kanë marrë nga të varfëritë e Kosovës . Nuk e kanë marrë nga aktiviteti ekonomik që një bankë komercial ebënë “, tha Selmani.

Ai ka shtuar se OJQ-të mikrofinanciare në fillim kanë ardhur në Kosovë si organizata humanitare, edhe pse më pas ato fituan miliona euro nga veprimtaritë e tyre.

“Shteti duhet një qasje goxha komplementare për ta parë si mund ta rregulloj këtë çështje. Përta rregulluar një herë e përgjithmonë edhe n? ? të ardhmen se si mund të funksionojnë organizatat mikrofinanciare në Kosovë. Normalishttë mendohet qartë a duhet tash e tutje të lejohet më regjistrimi si OJQ si organizata mikrofinanciare apo duhet që këto të jenë pjesë e shkëputur nga sektori joqeveritarë në Kosovë”, tha Selmani.

Ndërsa,Naser Osmani, kryetar o Komisionit për Buxhet dhe Financa , tha se gjatë vitit 2015 nuk kanë arrit të nxjerrin bazën ligjore, që sipas tij ka pasur mungesë të ekspertizës.

“Nuk kemi arrit me amandamentuar apo me ndryhu ligjin për mikrofinancat OJQ, për shakë të mungesës së ekspertëve të kësaj fushe. Jemi në bashkëpunim edhe me GIZI-in, por deri më tash nuk e kemi gjetur dike që e njeh këtë fushë që mundet me na ndihma për me punë së bashku në ndryshim të ligjit”, tha Osmani.

Ndërsa, nënkryetarja e Komisioni t për Buxhet dhe Financa, Safete Hadërgjonaj, tha se ka përveç rregullimit të bazës ligjore të OJQ-ve mikrofinanciare ka edhe ligje tjera që kanë mbetur pa u përfunduar.

“E dini që është pak problematike mes ligjit për OJQ-të që bien në domenin e një komisioni tjetër . Po gjithat ne do të bëjmë punën e mundshme për të pasur në fund një ligj që do të rregulloj problematikën e këtyre institucioneve dhe njëkohësisht të jetë ligj që do të bëjë të mundur mbikëqyrjen e këtyre institucioneve”, tha Hadërgjonaj.

Sipas të dhënave të fundit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), sektori mikrofinanciar u karakterizua me zgjerim të aktivitetit, edhe pse me ritëm më të ngadalësuar. Vlera easeteve të sektorit në shtator 2015 arriti në 118.3 milionë euro, që përkon me një rritje vjetore prej 2.6 për qind .Ndërsa mesatarja e normës efektive të interesit në kreditë e lëshuara në shtator 2015 ishte 23.2 për qind .OJQ me ligj kanë pasur statusin e donatorëve mirëpo kanë ushtruar veprimtari bankare në dhënien e kredive me norma të kamatave deri ne 28 %. Qeveria bashkë me Bankën Qendrore në vitin 2013 kishin hartuar ligjin mbi funksionimin e institucioneve bankare dhe OJQ mikrofinaciare mirëpo pas reagimit të shoqërisë civile nenet ku ishin paraparë që OJQ mikrofinanciare të shendohen në banka ishin shpall jo kushtetuese nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës.Përfaqësues nga shoqëria civile kishin kërkuar nga legjislativi që mos të nguten me këtë ligj dhe se në hartim të marrin pjesë edhe përfaqësues nga shoqëria civile.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme