Peizazhet dhe bukuritë e Shqipërisë kanë marrë jehonë jo vetëm në mediat evropiane, por “nami” i tyre ka shkuar përtej oqeanit.
Prestigjiozja amerikane “The New York Times” e ka renditur Shqipërinë si një ndër 52 destinacionet turistike në botë, të cilat duhet të vizitohen përgjatë vitit 2024.
Ambasada e SHBA në Tiranë ka ndarë shkrimin, i cili flet për Alpet Shqiptare, si një nga perlat natyrore të vendit tonë. Me një shënim në platformën “X”, ambasada shprehet se peizazhet shqiptare po marrin njohjen që meritojnë.
“Jemi të emocionuar kur shohim peizazhet mahnitëse të Shqipërisë duke marrë njohjen që meritojnë! Alpet Shqiptare arritën në The New York Times. Do të donim të dëgjonim më shumë për destinacionet tuaja të preferuara në Shqipëri – ndani me ne vendet tuaja të preferuara që duhet të vizitoni”, shkruan ambasada.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...