Google ADS

Prishtinasit i gjenden armë në shtëpi, kërcënon zyrtarët e Policisë gjatë bastisjes

09:31 | 10 Janar 2024
Rreze Sylhasi

Policia e Kosovës ka bastisur shtëpinë e një burri në Prishtinë, me ç’rast i është gjetur një armë AK47 dhe një pistoletë.

Bëhet e ditur se gjatë bastisjes, personi në fjalë ka kërcënuar zyrtarët e Policisë duke i penguar që ta kryejnë detyrën e tyre, shkruan Arbresh.info.

Bastisje ka ndodhur në konsultim me Prokurorin, ku me vendim të tij rasti është në procedurë të rregullt.

“Rr. Ramë Govori, Prishtinë 09.01.2024 – 12:38. Në konsultim me prokurorin është bastisur shtëpia e të dyshuarit mashkull kosovar ku janë gjetur dhe sekuestruar një armë AK47 dhe një pistoletë. Gjatë bastisjes i dyshuari i ka penguar dhe kanosur zyrtarët policorë. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, shkruhet në raportin 24-orësh të Policisë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme