Google ADS

Arrestohet një person në Prishtinë, i gjenden substanca narkotike në shtëpi

09:21 | 10 Janar 2024
Rreze Sylhasi

Një person është arrestuar dje në Prishtinë, pasi në shtëpinë e tij i janë gjetur substanca narkotike.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Ramë Govori”, ku personit në fjalë Policia i ka konfiskuar 329 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë, një peshore dhe një qese me fara të kanabisit, shkruan Arbresh.info.

Me vendim të prokurorit ai është dërguar në mbajtje.

“Rr. Ramë Govori, Prishtinë 09.01.2024 – 14:20. Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 329 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë, një peshore dhe një qese me fara të kanabisit. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24-orësh të Policisë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme