Më shumë se 14.6 milionë ukrainas brenda vendit – apo rreth 40 për qind e popullsisë së përgjithshme – do të kenë nevojë për ndihmë humanitare gjatë këtij viti, sepse lufta pushtuese e Rusisë në Ukrainë po vazhdon të shkaktojë vdekje dhe shkatërrim, tha Zyra e OKB-së për Koordinim të Çështjeve Humanitare (KCH).
Gjendja e tanishme humanitare ka shumë mundësi të përkeqësohet më shumë këtë vit, nëse luftimet vazhdojnë dhe nëse rriten sulmet ndaj energjisë dhe infrastrukturave të tjera të rëndësishme, tha KCH më 9 janar.
Sipas saj, lufta i ka detyruar rreth 6.3 milionë ukrainas të strehohen jashtë vendit, dhe në fund të këtij viti, 5.9 milionë refugjatë nga Ukraina u regjistruan në Evropë.
“Civilët po vriten dhe plagosen çdo ditë, ndërsa shtëpitë e tyre dhe infrastruktura e rëndësishme po shkatërrohet”, tha KCH.
Rusia i sulmoi rajonet e Ukrainës me një breshëri raketash nga ajri më 8 janar, duke i vrarë së paku katër persona, plagosur mbi 40 të tjerë, si dhe duke shkaktuar dëme në infrastrukturën civile dhe objektet ekonomike.
Ushtria ukrainase tha se në shumicën e vendit, përfshirë në kryeqytet Kiev, u lëshuan sirena për sulme ajrore më 8 janar.
“Java e parë e janarit solli një valë sulmesh në Ukrainë, duke nisur nga 29 dhjetori deri më sot”, shtoi ajo.
Misioni i Kombeve të Bashkuara në Ukrainë i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të bëjë më shumë për t’i ndihmuar Ukrainën dhe fqinjët e saj për t’u ballafaquar me nevojat e vazhdueshme të popullsisë civile gjatë sezonit të dimrit./rel
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...