Google ADS

Beckenbauer pati dy dëshira para se të ndrronte jetë, njëra nuk iu plotësua

23:43 | 9 Janar 2024
D.H

Franz Beckenbauer vdiq të hënën në moshën 78-vjeçare. RTL publikoi intervistën e tij që ishte bërë kohë më parë, në të cilën Kaiser foli hapur për dëshirat e tij të fundit para vdekjes.

Në veçanti, takimi me shokët e tij të vjetër Uli Hoenes, Paul Breitner dhe Karl-Heinz Rummenigge në Salzburg, që i dha shumë forcë Beckenbauerit.

“Ishte e mrekullueshme. Sigurisht që isha shumë i lumtur”, kishte thënë Beckenbauer në vitin 2022 gjatë një interviste për çmimin e tij si ambasador i futbollit gjerman.
Fatkeqësisht, ai nuk mundi ta merrte çmimin personalisht në Berlin më 19 maj 2022 për arsye shëndetësore.

“Ne e kemi planifikuar këtë për një kohë të gjatë. Por, në shkurt u bë realitet dhe u takuam në shtëpinë time këtu në Salzburg dhe e kaluam mbrëmjen në një bar. Pastaj u bë gjithnjë e më argëtuese dhe e bukur, siç është me njerëz të moshuar. Na pëlqeu shumë. këtë mbrëmje dhe thamë – na duhet më shpesh”, kishte shtuar më tej ai për RTL.

Por kjo nuk ndodhi – të paktën jo më shpesh. Beckenbauer u largua përgjithmonë të hënën dhe bashkë me të një dëshirë e parealizuar.

Futbollisti legjendar vuante nga sëmundja Alzheimer, e cila u përkeqësua ndjeshëm dhe të hënë erdhi lajmi se ai ndërroi jetë. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme