Sekuestrohen dy armë zjarri, një thikë dhe substanca narkotike në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

21:10 | 9 Janar 2024
E.H

Policia e Kosovës pas marrjes së informacionit se një person në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë posedon armë, kanë kryer kontroll në shtëpinë dhe objektet përcjellëse pronë e të dyshuarit.

Në njoftim thuhet se janë gjetur dhe sekuestruar një armë të gjatë AK -47, një armë të tipit Zoraki, një thikë, dy karikatorë, nëntë fishekë si dhe një sasi e konsiderueshme e substancës narkotike, dyshohet të jetë e llojit marihuana, përcjell Arbresh.info

Personi i dyshuar S. C, 48-vjeçar, është arrestuar nga ana e policisë dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Ndaj tij janë kryer procedurat e nevojshme policore në koordinim me prokurorin e shtetit dhe është hapur rast për veprat “Mbajtje ne pronësi, kontroll ose posedimi paautorizuar i armës” si dhe “Posedim i paautorizuar e substancave narkotike, psikotrope ose analoge si dhe kanosje”, pasi që i dyshuari gjatë kohës që po kryhej kontrolli ka kanosur njërin nga zyrtarët policor”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme