Google ADS

Lajçaku në Paris: Mirënjohës për mbështetjen e fortë të Francës për dialogun Kosovë-Serbi

20:47 | 9 Janar 2024
E.H

I dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka qëndruar për vizitë në Parisë të Francës, për tu përgatitur për muajt në vijim.

Lajçak përmes një postimi në platformën X, ka thënë se ka zhvilluar takime të rëndësishme dhe shumë të dobishme në Quai d’Orsay dhe Élysée, përcjell Arbresh.ifno.

Po ashtu, Lajçak tha se është mirënjohës për mbështetjen që fortë që shteti francez bënë për dialogun Kosovë-Serbi.

“Sapo përfundova vizitën time të parë të vitit 2024, e cila më çoi në Paris . Kishte takime shumë të dobishme dhe të rëndësishme në Quai d’Orsay dhe Élysée për t’u përgatitur për muajt në vijim. Mirënjohës për mbështetjen e fortë franceze për Dialogun e lehtësuar dhe punën time”, ka shkruar Lajçak./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme