Google ADS

Vëllaznimi ndan rrugët me trajnerin Josip Plantak

20:15 | 9 Janar 2024
D.H

Vëllaznimi ka ndarë rrugët me trajnerin kroat Josip Plantak.

Lajmin e ka bërë të ditur skuadra gjakovare përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan Arbresh.info.

“KB Vëllaznimi njofton se Josip Plantak nuk do të jetë më trajner i skuadrës tonë dhe marrëveshja është shkëputur me pajtueshmëri të dyanshme”, shkruhet në njoftimin e kuqezinjve.

Teksa gjatë ditëve në vazhdim pritet të marrë detyrën e shefit të skuadrës, një trajner i ri shkruhet ndërr të tjera në njoftimin e Vëllaznimit.

Kujtojmë që Vëllanimi ka kohëve të fundit nuk po kalon në formë të mirë, ku ka vetëm një fitore në pesë ndeshjet e fundit./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme