Real Madrid dhe Atletico Madrid do të përballen të mërkurën në kuadër të gjysmëfinales së Superkupës së Spanjës.
Para ndeshjes trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti, tregoi se ka një mardhënie të mirë me Simeonen, tutje foli edhe për mbrojtësin Rudiger, shkruan Arbresh.info.
“Simeone? Në marrëdhënien tonë ka respekt. Kemi folur shumë herë, edhe sepse ka ndodhur që të jemi përballur në shumë raste. Ndonjëherë jemi shumë të afërt, ndonjëherë më pak. Kur unë isha trajner i Juventusit ai më shënoi një gol si lojtar i Lazios dhe më mori titullin. Atë titull e fitoi Lazio, ende e mbaj mend. Pavarësisht gjithçkaje, në marrëdhënien mes meje dhe Simeones nuk mugon kurrë respekti, tha Ancelotti.
Teksa nuk munguan lavdat për Rudigerit, ndërkohë që potencoi se cilësia më e mirë e tij është pesimizmi në fushë.
Rudiger? Është një mbrojtës shumë i fortë, dallohet për luftën në ajër. Ka shumë cilësi dhe eksperiencë, po ashtu edhe mjaft karakter. Mund të them se është një mbrojtës i kompletuar. Cilësia më e mirë e tij është se është pesimist në fushë. Gjithmonë mendon se mund të ndodhë diçka dhe kjo e mban të fokusuar tërë kohën”, u shpreh Ancelotti.
Sfida ndërmjet Real Madrid dhe Atletico Madrid luhet nesër me fillim nga ora 20:00./Arbresh.info/
Sot shqyrtohet në komision ligji i kthyer për rishqyrtim nga...
Sonte rikthehet Liga e Kampionëve me nëntë ndeshje në progra...
Sot protestojnë punëtorët e sigurimit fizik të QKUK-së
Shtëpia e Bardhë: Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e P...
Donald Trump: Do të rris tarifat për Kanadanë, Meksikën dhe ...
“Travel and Tour World”: Shqipëria, një yll në rritje në tur...