Në një seancë të Parlamentit britanik, Ministri i Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, ka sjellë në vëmendje incidentin e fundit në veri të Kosovës, të njohur si sulmi i Banjskës.
Raportimi i Cameron erdhi pas një vizite në Kosovë dhe pas pyetjeve të ngritura nga deputetja Alicia Kearns rreth qëndrimit të Britanisë së Madhe ndaj situatës në rajon.
Cameron shprehu shqetësimin e tij të thellë për situatën e krijuar në veri, ku mbeti i vdekur polici i Kosovës.
“Kur shikojmë sasinë e armëve dhe numrin e personave të përfshirë, ky sulm në Banjskë kishte potencialin të shndërrohej në një konflikt shumë më të madh. Operacioni i Policisë së Kosovës ishte thelbësor për të ndalur një varg sulmesh të mundshme ndaj sigurisë”, u shpreh ai.
Gjatë fjalës së tij, Cameron theksoi se kjo ngjarje tërhoqi vëmendjen ndërkombëtare mbi pasojat që mund të shkaktoheshin në mungesë të ndërhyrjes nga Policia e Kosovës.
“Ky ishte më shumë se thjesht një incident lokal; ishte një provë serioze për stabilitetin në rajon,” nënvizoi kryediplomati britanik.
“Detyra jonë është të qëndrojmë të angazhuar në mbështetje të paqes dhe sigurisë në Kosovë dhe gjithë Ballkanin Perëndimor”, shtoi ai.
Raporti i ministrit Cameron përmbushi misionin e tij si një vlerësim i situatës në terren dhe si një demonstrim i solidaritetit të Mbretërisë së Bashkuar me popullin dhe autoritetet e Kosovës në përpjekjet e tyre për të ruajtur paqen dhe stabilitetin./Telegrafi/
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...
Pas tërheqjes së Matt Gaetz, Trump emëron Pam Bondin për pos...
Horoskopi, çfarë kanë parashikuar yjet për shenjën tuaj sot
Shënohet Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe