Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka vizituar Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.
Rama me anë të një postimi në Facebook, bëri të ditur se kanë parë nga afër investimet që janë duke u bërë për të përmirësuar infrastrukturën rrugore dhe shërbimet e ofruara.
Ai tha se edhe këtë vit do të vazhdojmë me investime, të cilat sipas tij përfshijnë modernizimin e hapësirave, përmirësimin e sistemit të informacionit për udhëtarët dhe zbatimin e teknologjive të reja.
“Vizituam Ndërmarrjen Publike të Kryeqytetit, Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, ku patëm mundësinë të shohim nga afër përpjekjet dhe investimet që janë duke u bërë për të përmirësuar infrastrukturën rrugore dhe shërbimet e ofruara. Edhe këtë vit vazhdojmë me super investime, të cilat përfshijnë modernizimin e hapësirave, përmirësimin e sistemit të informacionit për udhëtarët dhe zbatimin e teknologjive të reja për një qëndrim më të rehatshëm dhe të sigurt për të gjithë vizitorët”, shkruan Rama.
Sa i përket projektit të madh për krijimin e Terminalit të Ri, i pari i Prishtinës tha se do të prezantohet në konferencën e investitorëve, e cila do të mbahet në fillim të këtij viti.
Krejt në fund, Rama shkruan se janë duke punuar me shumë përkushtim që të rrisin standardet e transportit publik dhe kontribuojnë në një qytet më të qëndrueshëm dhe të aksesueshëm.
“Po punojmë me shumë përkushtim që të rrisim standardet e transportit publik dhe kontribuojnë në një qytet më të qëndrueshëm dhe të aksesueshëm”, përfundon Rama.
Murati: Ekonomia vazhdon rritjen me 4.27%
Ronaldo shënon gol dhe i dhuron epërsinë Al-Nassr
Empoli fiton ndaj Cagliarit, Ismajli sërish i jashtëzakonshë...
Kryhen matjet zyrtare: Joshua me një avantazh të lehtë përba...
KE-ja s’ua jep hisen e miliardave Kosovës e Serbisë pa zbati...
Aksident i dyfishtë në Tiranë, disa të lënduar