Ekipi olimpik i Kosovës do të përfaqësohet me dy skitarë në Lojërat Olimpike Dimërore për të Rinj, që prej 19 janar deri më 1 shkurt 2024 mbahen në qytetin Gangwon të Koresë së Jugut.
Skitarët janë Lirika Deva dhe Klos Vokshi, të cilët do të garojnë në disiplinat e skijimit alpin, sllallom dhe
Me ekipin do të udhëtojnë edhe trajnerët Kushtrim Deva dhe Ernest Sefaj. Shef i misionit është Bujar Turjaka.
Në LOD për të Rinj Gangwon 2024 marrin pjesë 1900 sportistë të moshës 15-18 vjeç. Kosova është njëra prej 79 vendeve pjesëmarrëse.
Gangwon 2024 është edicioni i katërt i Lojërave Olimpike Dimërore për të Rinj, ndërsa për ekipin tonë është pjesëmarrja e dytë pas debutimit në Lozanë 2020. /Arbresh.info.
Rama: Dekada e fundit vendimtare për Shqipërinë, rol përcakt...
Osmani: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do t’i jep fund apetit...
Der Spiegel: Kosova ka humbur rreth 12 për qind të popullsis...
“Ish krerët e UÇK-së po mbahen peng në Hagë”, Rama nga Prish...
Masat e BE-së ndaj Kosovës, Rama: Duhet të hiqen- Barra duhe...
Bashkimi Evropian dërgon në Kosovë vëzhgues për zgjedhjet e ...