Dy persona (nënë e bir) u arrestuan në rrugën e Dibrës në Tiranë, pasi rezultojnë të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia.
Bëhet fjalë për Deshira Gosenin, 63 vjeçe, dhe Eduard Gosenin, 44 vjeç, të dy banues në Tiranë, të cilët pritet të ekstradohen drejt Italisë.
Policia e Tiranës bën me dije se nënë e bir ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Veronas, Itali, iu ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.
Njoftimi i Policisë
DVP Tiranë/Finalizohet nga Seksioni i Kërkimit i DVP Tiranë, operacioni policor i koduar “Afternoon”.
Të kërkuar ndërkombëtarisht për organizatë kriminale dhe trafikim narkotikësh, kapen në Tiranë dhe arrestohen me qëllim ekstradimin drejt Italisë, 2 shtetas (nënë e bir).
Shërbimet e Seksionit të Kërkimit të DVP Tiranë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar në inteligjencën informative mbi vendndodhjen e dy shtetasve në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Afternoon”.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kapur në Rrugën e Dibrës dhe kanë arrestuar me qëllim ekstradimin, shtetasit:
-Deshira Goseni, 63 vjeçe, dhe Eduard Goseni, 44 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Këta shtetas ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Veronas, Itali, iu ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.
Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtyre shtetasve në Itali./news
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...