Google ADS

Shpërthejnë komentet negative në rrjet për BBVK-në, mbajtja edhe për 24 orë e Ganisë po cilësohet si shkelje e të drejtave

09:41 | 9 Janar 2024
K.B

Mbrëmë në shtëpinë e Big Brother Vip Kosova, ndodhën shumë të papritura.

Banori, Gani Gërmia për të dytën herë kërkoi largimin nga shtëpia.

Vendimi erdhi pas një video që u transmetua, ku shiheshin kontraditat e tij me vetën.

Mënyra se si doli ai në videon, duket se nuk i pëlqeu aspak Ganisë dhe kërkoi që menjëherë të dal nga shtëpia.

Por moderatorët e këtij programi thanë se ai duhet të pret 24 orë pasi është rregulli i Vëllait të Madh.

Në dhomën e rrëfimeve ai u shpreh se është në gjendje të rëndë emocionale, teksa moderatorja Jonida Vokshi vazhdoi të qeshte me gjendjen e tij.

Ndërsa u shpreh se në çdo situatë dramatike ka edhe diçka komike.

Kurse në rrjet nuk kanë munguar kritikat për të.

Ka qenë këngëtari Gold Ag, i cili i cili ndau disa foto të Ganisë mbrëmë duke i thënë që mos të dorëzohet.

“Mos lsho pe bablok, çmontomi” shkroi ai.

Përveç tij shumë prej komentuesve janë me Ganinë, teksa vendimin e BBVK për ta mbajtur edhe 24 orë brenda e shohin si shkelje e të drejtave të njeriut./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme