Google ADS

Vidhen pajisje teknologjike në Zonën Industriale në Prishtinë

09:13 | 9 Janar 2024
E.G

Një sasi e madhe e pajisjeve teknologjike është vjedhur  në Zonën Industriale në Prishtinë.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje në orët e para të mëngjesit, shkruan Arbresh.info.

Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime për procedurat e mëtejme hetimore.

“VJEDHJE E RËNDË Zona Industriale, Prishtinë  08.01.2024 – 04:00. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar policinë se gjatë natës persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në lokalin e tij dhe prej aty kanë vjedhur një sasi të madhe të pajisjeve teknologjike. Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime për procedurat e mëtejme hetimore.”, thuhet në raportin e policisë./Arbresh.info/

Të ngjashme