Bujqit gjermanë nuk i ndalin protestat, paralajmërojnë bllokim të autostradave

08:49 | 9 Janar 2024
K.B

Këtë të hënë nisi java e protestave të bujqve gjermanë– duke shkaktuar pasoja të rënda në qarkullimin rrugor në të gjithë territorin e federatës.

Gjatë ditëve në vazhdim bujqit duan të bllokojnë hyrjet në autostrada dhe me kolonat e traktorëve që lëvizin ngadalë duan të hyjnë edhe në qendrat e qyteteve duke paralizuar lëvizjen në to. Në shumë zona bllokada nisi të hënën në mëngjes.

Në Berlin u mblodhën qindra bujq me traktorët e tyre në manifestimin qendror përpara portës së Brandenburgut. Në lande të tjera si në Bavari, Brandenburg dhe Renaninë Veriore – Vestfalinë pjesërisht ka pasur edhe “pengesa masive në trafik”, sipas njoftimeve të policisë.

Akset kryesore rrugore u bllokuan, nëpër rrugë mund të qarkullohej vetëm në një korsi. Protestat do të vazhdojnë deri më 15 janar me një manifestim masiv në Berlin.

Çfarë kërkojnë bujqit me protestat e tyre?

Ata protestojnë kundër politikës së kursimeve të qeverisë. Masat e kursimeve u bënë të domosdoshme, pas debatit të ndezur për buxhetin, si rrjedhojë e një vendimi të Gjykatës Kushtuese lidhur me buxhetin e vitit 2023. Fillimisht në planet buxhetore ishte parashikuar një favorizim tatimi për automjetet për karburantin për automjetet e bujqve dhe pylltarëve.

Pas vështirësive të krijuara me vendimin mbi buxhetin 2024 qeveria mendoi ta pezullojë menjëherë këtë favor, për të siguruar në buxhet një shumë prej gati një miliardë eurosh.

Qysh në dhjetor 2023 bujqit protestuan kundër tërheqjes së masës së parashikuar favorizuese nga qeveria. Aktualisht planet parashikojnë, që favorizimi në tatim për karburantin për automjetet e kësaj kategorie të vlejë për një periudhë tre vjeçare.

Duke nisur nga viti 2027 të mos ketë më mbështeteje financiare për karburantin. Sipas ministritt ë Bujqësisë një ndërmarrje e mesme apo e madhe bujqësore për vitin 2024 mund të llogarisë me rreth 1000 euro më shumë shpenzime për naftën. Çlirimi prej tatimit për naftën duhet të vazhdojë të mbetet në fuqi paafat.

Por këto lëshime janë të pamjaftueshme, sipas presidentit të shoqatës së bujqve Joachim Rukwied: “Kjo do të thotë që në fund të vdesësh gradualisht”, tha ai. “Eshtë e papranueshme. Kjo masë duhet të mos tërhiqet.”

Protesta e bujqve gjermanë, traktorët kanë bllokuar rrugët e MynihutProtesta e bujqve gjermanë, traktorët kanë bllokuar rrugët e Mynihut
Protesta e bujqve gjermanë – Protestuesit hyjnë me traktorë nëpër rrugët e MynihutFotografi: Matthias

Në ç’gjendje janë faktikisht bujqit në Gjermani?

Gjendja e bujqve gjermanë është e mirë. Madje gazeta e kësaj dege të ekonomisë “agrarheute” (bujqësia sot) bën fjalë për “fitime rekord” në vitin 2022/23. Edhe Shoqata gjermane e Bujqve dekalron, se rezultatet e ndërmarrjeve janë në nivel të lartë: “Pas shumë vitesh të dobëta situata ekonomike e ndërmarrjeve bujqësore në dy vitet e fundit është përmirësuar dukshëm”, thuhet në raportin vjetor të shoqatës së lobiimit

. Ndërmarjet kryesore të kësaj dege – pra ato sipërmarrje që janë burimi më i rëndësishëm i të ardhurave në sektor – kanë pasur një bilanc me 115.400 euro për ndërmarrje. Kjo është një rritje me 45 përqind krahasuar me vitin e kaluar. Bujqit përfitojnë kryesisht nga rritja e çmimeve për ushqimet.

Por presidenti i Shoqatës së Bujqve megjithatë është skeptik për të ardhmen – sikurse i ka thënë ai gazetës “Tagesspiegel” – nga rënia e të ardhurave. Sipas tij, çmimi i qumështit për litër që u rrit me 60 cent, tani sërish është ulur në 40 cent.

Nga ana tjetër kostot shtesë të pagës janë rritur sërish. Edhe një tjetër vëzhgim tregon, se bujqësia në Gjermani nuk është biznes joshës: prej dekadash numri i sipërmarrjeve bujqësore është në rënie në Gjermani. /DW

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme