Jordan Henderson ‘dëshiron’ largimin nga Al-Ettifaq

22:25 | 8 Janar 2024
D.H

Jordan Henderson mund t’i bashkohet Bayern Munichut këtë janar, teksa ai po kërkon largimin nga Al-Ettifaq që luan në Ligën Arabe.

TalkSPORT mëson se ish lojtari i Liverpoolit, është ofruar tek dy skuadrat gjermanet Bayern Munich dhe Bayer Leverkusen, shkruan Arbresh.info.

Ai nuk po kalon aspak formë të mirë me ekipën e tij me gjashtë ndeshje të fituara në 19 ndeshje të luajtura deri më tani.

Henderson fiton diku rreth 700 mijë euro në javë.

Kurse nga drejtuesit e Al-Ettifaq janë duke u munduar që të bindin lojtarin që të qëndrojë, teksa ende nuk ka ndonjë kërkesë zyrtare për largim nga vetë lojtari./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme