Një i vdekur dhe një tjetër i helmuar në një fermë e derrash në Maqedoninë e Veriut

22:00 | 8 Janar 2024
E.H

Dy persona janë helmuar në një fermë derrash në fshatin Amzabegovë të Shën Nikolla në Maqedoninë e Veriut.

Njëri prej tyre ka ndërruar jetë në vendngjarje, kurse tjetri është dërguar në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup.

Sipas informacioneve të para, punëtorët janë helmuar nga një materje kimike.

Zëdhënësja e SPB – Shtip, Gordana Panajotova, për agjencinë e lajmeve MIA ka konfirmuar rastin, kurse në fermën e derrave ekspertizë kanë bërë ekipe të Policisë së Shën Nikollës, Prokurori Publik dhe inspektori sanitar.

“Ngjarja në SPB – Shtip është denoncuar në orën 11:01, kurse ka ndodhur në 10.30. Në vendngjarje ka vdekur punëtori O.T i lindur më 1978, kurse S.J i lindur më 1971 është dërguar në Spitalin e Shkupit”, ka deklaruar Panajotova.

Njoftohet se trupi i viktimës do të dorëzohet për autopsi, kurse më shumë informacione rreth kësaj tragjedie priten gjatë ditës së martës./KlanMacedonia

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme