Ahmeti takohet me Ballen: Bashkërisht të sigurohemi që Tirana, Prishtina dhe Shkupi të ecin drejt BE-së

20:01 | 8 Janar 2024
E.H

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, është duke qëndruar për vizitë në Tiranë.

Ahmeti është pritur në takim nga ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla me të cilin kanë diskutuar mbi zhvillimet në Shqipëri, Maqedoni të Veriut dhe në Kosovë.

“Shqiptarët në rajon nuk kanë qenë asnjëherë më mirë dhe ne duhet që bashkarisht të punojmë dhe të sigurohemi që Tirana, Prishtina dhe Shkupi të ecin me hapa të shpejtë dhe të sigurt drejt Bashkimit Europian”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e tij në Facebook./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme