Myrto Uzuni u bë lojtari i parë shqiptar që gjeti rrugën drejt rrjetës në vitin 2024, me sulmuesin e kombëtares shqiptare që shënoi në fitoren 2-0 të Granadas ndaj Cadiz, në sfidën e 3 janarit.
Duke folur për emisionin “Analizë Kuqezi”, Uzuni theksoi se ndryshimet e bëra nga trajneri në pozicion, i ka ndikuar që të mos japë maksimumin e tij.
Ndërsa më tej shtoi se në çdo rast që i jepet mundohet të shënojë, por theksoi po ashtu se në La Liga rastet për të shënuar janë më të pakta.
Mes Real Madrid dhe Barcelonas, për Myrto Uzunin më lart në nivel qëndrojnë “Los Blancos”.
Pozicioni juaj këtë vit ka ndryshuar taktikisht nga ai i sezonit të shkuar? “Normale që La Liga është shumë e fortë. Përsa i përket vendit tim u ndryshuan trajnerët dhe më ndryshoi pozicionin ia shpreha pakënaqësinë time për ndryshimin, ndërsa tani mora vendin tim dhe shënova.”
Pritshmëritë: “Nuk është se më jepen 7 apo 8 raste për ndeshje, unë kam pak raste dhe ato pak raste mundohem t’i shfrytëzoj. Gjashtë gola nuk janë pak në La Liga, është shumë e vështirë të shënosh aty.”
Reali apo Barcelona, kush është më lart? “Reali për mua është më i vështirë dhe më lartë, për mua Reali është dy herë më lart se Barcelona në nivel.”
E ardhmja: “Në një vit e gjysmë kam shënuar 30 gola, nuk mungojnë oferta, por për momentin jam i përqendruar të bëj mirë këtu ku ndodhem. Unë ndjehem shumë mirë në La Liga, më pëlqen ky kampionat, pasi ka skuadra si Reali, Atletico apo edhe Barcelona.”
Kombëtarja: “Për ekipin kombëtare dhe për fanellën kuqezi jam i gatshëm të luajë aty ku i duhem trajnerit, dua që të jap maksimumin për ekipin Kombëtar.”
Shorti dhe golat: “Kemi një short shumë të vështirë, me Kroacinë besoj se do të jetë një ndeshje e bukur. Kam shumë dëshirë që t’u shënojë si Spanjës edhe Italisë e Kroacisë.”
Qëllimi : Qëllimi i këtij sezoni është që të kap kuotën e 15 golave, ndoshta për të tjerët duket disi e pamundur, por jo për mua.”/ss
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...