Pochettino: Unë jam shumë i lumtur që kam Brojën

16:56 | 8 Janar 2024
D.H

Chelsea luan ndeshjen e radhës ndaj Middlesbrough në kuadër të EFL Cup, nesër me fillim nga ora 21:00.

Para ndeshjes në një konferencë për media, trajneri i bluve Mauricio Pochettino potencoi se nuk ka nevojë për një tjetër sulmues, shkruan Arbresh.info.

“Nuk më duhet një tjetër sulmues, nuk ka nevojë të ndërhyjmë në merkato për një të tillë. Folëm me presidentin dhe drejtorin sportiv, unë jam shumë i lumtur që kam Brojën. Kemi disa lojtarë që mund të luajnë në sulm, ndërsa kam nevojë që sulmuesit e dytë të shënojnë më shumë. Por, në përgjithësi jam shumë i lumtur me organikën. Nëse na shfaqet ndonjë mundësi e mirë në merkato atëherë mund ta mendojmë, por nuk e besoj”, tha fillimisht ai.

Tutje ai u pyet për sulmuesin Nkunku, i cili pësoi një tjetër lëndim dhe nuk do të jetë gati për këtë ndeshje.

“Nkunku? Nuk do të jetë për ndeshjen me Middlesbrough, ka një lëndim, por që nuk ka lidhje me lëndimin e tij të fundit. Është një problem tjetër, një problem në ije. Duhet të tregohemi të kujdesshëm me të pasi ishte jashtë fushave për gjashtë muaj. Ndoshta kthehet për ndeshjen e fundjavës në kampionat. Nuk ishte pjesë e stërvitjes, por pres që të mos ketë një problem serioz”, u shpreh Pochetino.

Kujtojmë që sulmuesi tjetër Jackson është larguar për ndeshjet e tij me kombëtare në Kupën e Afrikës dhe tani Broja do të ketë mundësi të luaj startues./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme