AKB: Rritja e inflacionit në Evropë, indikator që po rritet energjia e cila është boshti i ekonomisë globale

15:01 | 8 Janar 2024
E.G

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka vlerësuar se rritja e inflacionit në Evropë është indikator që po rritet energjia e cila është boshti i ekonomisë globale.

Sipas njoftimit, në faqen e tyre zyrtare në Facebook, AKB thotë se interesi bankar në EU mbeti në shkallen më të lartë në 4% kurse në Kosovë 6-7%, shkruan Arbresh.info.

“Rritja e inflacionit në Evropë është indikator që po rritet energjia e cila është boshti i ekonomisë globale. Inflacioni u rritë nga 2.4% sa ishte në nëntor në 2.9% në dhjetor 2023, Evropa është e shqetësuar pas që në vitin e kaluara ishte inflacioni në rënje të vazhdueshëm në EU në Ballkanin Perëndimor por edhe në Kosovë.”, thuhet në njoftimin e AKB-së.

Ndër të tjera Aleanca e Bizneseve vlerëson se kjo është goditje për biznesin dhe investitorët e ardhshëm në Kosovë Ballkan dhe EU./Arbresh.info/

Të ngjashme