Profesori amerikan dhe njohësi i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Alon Ben Meir tha se nuk ka dyshim se tensioni mes Serbisë dhe Kosovës nuk është zvogëluar, pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të BE-së për të zbutur çështjet e ndryshme konfliktuale midis dy palëve.
Me anë të një postimi në X, Meir tha se dyshon se do të ketë një sulm nga Serbia, shkruan Arbresh.info.
“Megjithatë, dyshoj se do të ketë ndonjë sulm të madh nga Serbia, sepse kjo thjesht nuk do t’i shërbejë interesit të saj. BE-ja nuk duhet të dekurajohet nga vazhdimi i përpjekjeve të saj për të pajtuar hap pas hapi dallimet mes Kosovës dhe Serbisë, veçanërisht për shkak se demokratët janë ende në pushtet në Shtetet e Bashkuara, dhe Biden është shumë më i përkushtuar ndaj pavarësisë dhe sigurisë së Kosovës”, ka shkruar ai.
Sipas tij, Kurti është njeri me integritet, nuk është i korruptuar dhe duhet të përfundojë mandatin dhe ta lërë publikun të vendosë për fatin e tij në zgjedhjet e ardhshme.
“Gjatë vitit të mbetur të mandatit të tij, Kurti tani duhet të fokusohet në përmirësimin e ekonomisë dhe sigurisht në eliminimin e korrupsionit. Por në veçanti, ai duhet të fokusohet në krijimin e mundësive të punësimit sepse është kritike që ai të ndalojë migrimin e të rinjve kosovarë”, tha profesoi amerikanj./Arbresh.info/
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...