Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka vizituar një çift përfituesish të grantit në vlerë prej 100 mijë eurove për ndërtimin e depos me konstruksion të metalit me mekanizëm bujqësor përcjellës.
Peci me anë të një postimi lavdëron punë e pastër të çiftit Cakaj, shkruan Arbresh.info.
“Në Stanovc të Epërm të Komunës së Vushtrrisë vizitova Luljetë Cakajn dhe bashkëshortin e saj Musën, përfitues të grantit në vlerë prej 100,000 euro për ndërtimin e depos me konstruksion të metalit me mekanizëm bujqësor përcjellës. Që në hyrje, vërehet një punë e pastër e pedante e realizuar nga çifti Cakaj.”, thuhet në njoftim.
Sipas ministrit Peci, ata punojnë tokën me dhjetra hektarë ndërsa nga ky vit, synojnë që t’i rrisin kapacitetet e kultivimit të perimeve.
“Depot e pemëve dhe perimeve luajnë një rol të rëndësishëm në rritjen e vlerës së produktit pasi që ruajtja në kushte dhe temperatura të favorshme rritë jetëgjatësinë e tyre duke siguruar një prezencë më të gjatë në treg e me çmime të favorshme.”, u shpreh ai.
Ndër të tjera, ai shtoi se investimi i ministrisë së Bujqësisë përmes granteve për kultivuesit e perimeve ka bërë që eksporti të rritet për 29% për vitin që lamë pas./Arbresh.info/
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga