Google ADS

Parandalohet kontrabanda e stimulantve seksual përmes rrugëve malore në rajonin e Vitisë

11:51 | 8 Janar 2024
E.G

Dogana e Kosovës ka parandaluar njjë rast të kontrabansës së stimulantëve seksual përmes rrugëve malore në regjionin e Vitisë.

Sipas Doganës, janë sekuestruar 2 mijë e 880 copë mjaltë/stimulans seksual, me një vlerë prej rreth 40,000.00 euro, shkruan Arbresh.info.

“Njësit e Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë ndaluar dhe identifikuar me sukses tentimin për kontrabandë përmes rrugëve malore në regjionin e Vitisë. Pas një ndjekjeje në rrugët malore të Vitisë është arritur të ndalohet një automjet, i cili kishte tentuar të futej në territorin doganor duke përdorur rrugët e fshehura malore, derisa pas ndalimit u gjet një sasi të konsiderueshme e mallrave të paligjshme.”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Dogana njofton se ky sukses i arritur shënon një hap të rëndësishëm në luftën kundër kontrabandës dhe aktiviteteve të paligjshme.

“Doganës së Kosovës bën thirrje për bashkëpunim të vazhdueshëm nga komuniteti lokal dhe informacione të mëtejshme që mund të ndihmojnë në parandalimin e veprimeve të tilla të paligjshme.”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/

Të ngjashme