Krimineli “më i kërkuar i Ekuadorit”, udhëheqësi i grupit kriminal Los Choneros, u zhduk nga burgu ku mbahej, sipas autoriteteve, ndërsa kanë nisur një operacion për gjetjne e tij.
Sipas mediave të huaja, gjenerali Cesar Zapata, komandanti i policisë, tha në një konferencë për shtyp se forcat e armatosura të vendit kishin përcaktuar se një nga të burgosurit në burgun Guayaquil ishte zhdukur.
Zyra e prokurorit tha se do të hetonte “arratisjen e supozuar” të Jose Adolfo Macias, liderit të Los Choneros.
Macias, pseudonimi i të cilit është “Fito”, u dënua në vitin 2011 me 34 vjet burg për krime të ndryshme, përfshirë trafik droge dhe vrasje.
Los Choneros është një organizatë kriminale që lidhet me zhvatjen, vrasjen dhe trafikun e drogës, ndër krime të tjera, dhe të akuzuar për kontrollin e burgjeve kryesore të vendit.
“Ne jemi mirënjohës për guximin dhe përkushtimin e forcave të zbatimit të ligjit, të cilët, në një operacion që përfshin më shumë se 3,000 njerëz, kanë ndërhyrë në burg në kërkim të të burgosurit më të kërkuar”, tha zëdhënësi presidencial Roberto Izurieta.
Organizatat kriminale rivale përplasen shpesh në burgjet e mbipopulluara të Ekuadorit dhe sipas shifrave më shumë se 400 të burgosur kanë vdekur që nga viti 2021./abcnews.al
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...
Rama ndan fotografitë e një dite kuq e zi në Londër
Të paktën një i vdekur pas rrëzimit të një avioni mallrash n...
Media spanjolle: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një p...
Sara qan dhe kërkon falje për situatën që u krijua, Xuxi e p...
Rriten me 20 për qind rastet e fruthit në botë