Google ADS

Mbappe shënon hattrick në ndeshjen e Kupës së Francës

22:48 | 7 Janar 2024
D.H

Parisi ka shënuar fitore të thellë me rezultat 9-0 në ndeshjen e rrethit 1/32 e finales së Kupës së Francës ndaj skuadrës Revel.

Në këtë ‘festival golash’ nuk kanë munguar shënimet e lojtarët më të mirë të Parisit, Kylian Mbappe, shkruan Arbresh.info.

Mbappe arriti të shënoj hattrick, në këtë sfidë.

Golin e parë ai realizoi në minutën e 16-të, teksa në fund të pjesës së parë ylli francez shënoi golin e dytë personal dhe të katërtin për PSG.

Hattrickun e kompletoi në minutën e 48-të, teksa 13 minuta më vonë ai u largua nga ndeshja,/Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme