Bayern Munich dëshiron të huazoj mbrojtësin e PSG-së Nordi Mukiele deri në fund të sezonit

22:08 | 7 Janar 2024
D.H

Gazeta franceze “L’Équipe” raporton se Bayern Munich ka bërë një propozim Paris Saint-Germain për të marrë në formë huazimi futbollistin Nordi Mukiele deri në fund të sezonit.

Mbrojtësi i cili mbulon të gjitha rolet defanzive, luan si mbrojtës i djathtë dhe në qendër, u ble nga PSG te Leipzigu në vitin 2022 për 12 milionë euro dhe është përdorur pak këtë sezon nga Luis Enrique, duke luajtur vetëm nëntë ndeshje, përcjell Arbresh.info

Gazeta franceze thekson se propozimi i gjermanëve përfshin një opsion blerjeje, me vlerë 25 milionë euro.

Mukiele e mirëpret kalimin në Bundesligë, pasi kërkon të luajë sa më shumë, në mënyrë që të mund të llogaritet nga Didier Deschamps për Kampionatin Evropian të verës së ardhshme.

PSG mund ta vështirësojë huazimin, pasi Milan Skriniar pësoi një dëmtim të rëndë, i cili do ta lërë jashtë fushës për disa muaj dhe marokeni Achraf Hakimi do të mungojë gjatë gjithë muajit janar, pasi do të jetë i grumbulluar nga Maroku për Kupën e Kombeve të Afrikës./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme